“Pyes veten ndonjëherë nëse njerëzit më duan ende”, ja çfarë thoshte Maradona në intervistën e fundit

2 muaj më parë

“Pyes veten ndonjëherë nëse njerëzit më duan ende”, ja çfarë thoshte Maradona në intervistën e fundit

Legjenda botërore e futbollit Diego Armando Maradona u nda sot nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një infarkti në zemër, duke pikëlluar fansat e tij në të gjithë botën.

Menjëherë vërshuan reagime nga personazhe të ndryshëm dhe jo vetëm.

“Vdiq Maradona dhe bota nuk është më e njëjtë”, shkruan e famshmja argjentinase “Clarin” në një prej lajmeve të saj.

Për argjentinasit dhe ndjekësit e rregullt të futbollit, Maradona ishte talenti i papërsëritshëm që u rrit në rrugët e Villa Fiorito në mes të skamjes. Falë punës së tij të madhe ai arriti të fitojë fushën e blertë dhe ta mbajë atë peshë për shumë vite me radhë.

Vitet e fundit Maradona shfaqi probleme me lëndët narkotike dhe alkoolin, duke u futur në një hije. Në një prej intervistave të fundit, argjentinasi ishte shprehur se gjithmonë kishte kureshtje nëse fansat e tij e donin ende për atë që kishte dhënë.

“Unë njerëzve të mi do t’i jem gjithmonë falenderues. Çdo ditë më befasojnë, nuk do ta harroj kurrë që u rrita në futbollin argjentinas. Është një suport i madh që nuk mund ta imagjinoni, sepse ishte për shumë vite jashtë vendit dhe shpeshherë pyesja veten nëse njerëzit më duan ende njëjtë”, shprehej Maradona.

Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit u bë i ditur nga “Clarin”, e cila qartësonte se pak ditë më parë ai kishte bërë një ndërhyrje në tru për shkak të një mpiksje gjaku./oranews