“Pushtohet” Ujëvara e Mirushës

2 javë më parë

“Pushtohet” Ujëvara e Mirushës

Një numër i madh i qytetarëve kanë kaluar vikendin tek “Ujëvara e Mirushës” këtu pati edhe gara kërcimi

Është një ndër bukuritë natyrore të Kosovës.

Kjo është edhe arsyeja se pse ka kaq shumë vizitor në këtë vend.

Por, gjithë ata që duan ta vizitojnë Ujëvarën e Mirushës në Komunën e Malishevës, duhet t’i bëjnë rreth 5 km rrugë të paasfaltuar.

Me gjithë vështirësitë, interesimi për të kaluar një ditë tek Ujëvara e Mirushës është i madh.

E vizitorët e shumtë këtu, thonë që janë të kënaqur më bukuritë natyrore të këtij vendi.

Megjithëkëtë, thonë që duhet me tepër investim, për ta bërë këtë vend me të përshtatshëm për vizitorë.

E këtu pati të vizitor që nuk janë fare nga Kosova.

Në këtë vend, nuk mungonin as ata që e duan peshkimin.

Kurse këtë të dielë, u mbajtën edhe garat e kërcimit në Ujëvarën e Mirushës.

Ato u organizuan nga klubi “Kërcyesit e Urës” nga Gjakova.

E shtegu për të arritur deri tek vendi ku do të kërcenin garuesit, nuk ishte i lehtë.

Kur arritën atje, u përkujdesën të mos i harrojnë simbolet shtetërore.

Interesimi për ta ndjekur këtë garë ishte i madh.

Por, kishte të atillë që ajo cfarë po ndodhte nuk i  zgjoi interesim.

Organizatorët thonë se qëllimi i tyre është që këtë garë ta bëjnë tradicionale.

Kurse një anëtar tjetër i këtij grupi, thotë që me gjithë organizimin, ata nuk po gjejnë përkrahje institucionale.

Ndërkohë, kjo garë nuk kaloi pa lëndime.

Megjithatë, shpejt u mor sinjali që gjithçka është në rregull.

E pas votave të jurisë, fituesi i kësaj gare doli Vedat Krasniqi

Ai thotë që garat të tilla, rrallë po mbahen në Kosovë.

E në fund, nuk mungoi as një foto e përbashkët e garuesve.