Punonjëset e seksit letër deputetëve: Hapni bordellot dhe ejani na vizitoni për të parë masat

1 muaj më parë

Punonjëset e seksit letër deputetëve: Hapni bordellot dhe ejani na vizitoni për të parë masat

Punonjëset e seksit i kanë kërkuar deputetëve gjermanë që të lejojnë rifillimin e shërbimeve të tyre.

Me rihapjen graduale të bizneseve ato duan që të hapen dhe bordellot. Disa punonjëse të seksit i kanë shkruar një letër 16 antarëve të parlamentit të Gjermanisë të rishikojnë dhe një herë vendimet e marra dhe t’i lejojnë puntorët e seksit të nisin punë. Ato argumentuan në letër se kanë përpiluar një plan higjienik për të siguruar që puna do të kryhet në mënyrë të sigurtë. Me pak fjalë ato do i kushtojnë një vëmendje më të madhe edhe higjenës së tyre.

Punonjëset e seksit i ftojnë deputetët të vizitojnë bordellot dhe të shohin se si do i respektojnë masat e marra pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe të klientëve./oranews