Punëtorët e sektorit privat duan rritje pagash e kushte më të mira të punës

4 javë më parë

Punëtorët e sektorit privat duan rritje pagash e kushte më të mira të punës

Nga java e ardhshme, punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit dhe të Universitetit të Prishtinës, do të hyjnë në grevë.

Kërkesat kryesore të tyre janë rritja e pagës, zbatimi i Ligjit të Punës dhe Marrëveshjes Kolektive, raporton KTV.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, ka thënë se paga duhet të jetë 350 euro, nga janari i vitit të ardhshëm.

Azemi ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, nuk

do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

Punëtorët e këtij sektori kishin protestuar edhe më parë, duke kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje të pagës minimale. Pagat në sektorin publik, me miratimin e Ligjit për Paga u rritën, por paga minimale në sektorin privat ka tashmë 8 vjet që ka mbetur e njëjtë.

Punëtorët e sektorit privat marrin pagë minimale nga 130 deri në 170 euro.