Punëtorët e KEK-ut punojnë me orar të zgjatur, Thaçi thotë se s’ka pengesa në prodhimin e energjisë

2 muaj më parë

Punëtorët e KEK-ut punojnë me orar të zgjatur, Thaçi thotë se s’ka pengesa në prodhimin e energjisë

rodhimi vendor nga termocentralet e KEK-ut, është rreth 800 megavat orë energji elektrike. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Thaçi u shpreh se në funksion janë dy blloqe të Termocentralit Kosova B dhe dy të tjerë të Termocentralit Kosova A.

“Aktualisht jemi duke punuar me krejt kapacitetin, i kemi në funksion dy blloqet në Termocentralin Kosova B dhe dy të tjera në TC Kosova A, që gjithsej prodhojnë 800 MË në orë”.

“Po ashtu në divizionin e minierave i kemi në punë të gjithë ekskavatorët, rezervat janë të mjaftueshme dhe momentalisht nuk kemi asnjë pengesë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë në kushte normale”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se në bazë të informatave që i ka, ngarkesa është më e madhe për shkak që të gjithë qytetarët janë nëpër shtëpi sesa në kushte normale.

Madje, ata kanë bërë edhe një plan shtesë, nëse rritet kërkesa, ku thotë se do t’u mundësohet akomodimi në ndonjë hotel në mënyrë që të jenë permanent në vendin e tyre të punës.

“Ne kemi rikthyer planin e punës nga 8 orë siç ka qenë dhe kemi kaluar në 12 orësh, në mënyrë që të kemi më pak njerëz në pikat e ndryshme të prodhimit. Po ashtu kemi hartuar planin B nëse ndodhë ndonjë rast me punëtorët tanë në divizionet tona, në mënyrë që ta izolojmë atë punëtorë”.

“Plani B parasheh se nëse rritet kërkesa, pa të cilët nuk bënë prodhimi, t’i vendosim punëtorët në Termocentral apo ta kontaktojmë ndonjë hotel, në mënyrë që ata të jenë permanent në vendin e tyre të punës”, ka thënë ai.

Ditë më parë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka marrë vendim t’i stimulojë me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm të gjithë punëtorët, pas sitatës së krijuar me Coronavirus.