Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, nuk pajtohen me pagat sipas ligjit të ri

3 muaj më parë

Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, nuk pajtohen me pagat sipas ligjit të ri

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës i ka ftuar punëtorët e kësaj kompanie që të dalin në protestë në shenjë pakënaqësie me Ligjin e ri për pagat.

Protesta është thirrur për të enjten, me 12 shtator, shkruan AktivPress.

Krahas thirrjes, Sindikata e Re e KEK-ut, ua ka përcjellë punëtorëve një grafikon me pagat që ata pritet t’i marrin varësisht nga pozita që mbajnë në KEK.

Në atë tabelë figuron se punëtorët me shkollë fillore do të paguhen 286.8 euro, ata me fakultet 549 euro, ndërsa ata që mbajnë pozita udhëheqëse do të paguhen deri 1673 euro.

“Për ketë arsye në Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës nesër më 12.09.2019 organizon Protesta kundër këtij diskriminimi ndaj punëtorëve të KEK-ut. PROTESTA Mbahet nga ora 12 në Termocentralin Kosova A para restaurantit të ri”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut./AktivPress/