Punëtorët dhe mediet sociale

4 vite më parë

Punëtorët dhe mediet sociale

Më poshtë janë disa hapa për të udhëzuar punëdhënësin në krijimin e politikave për punonjësit e tyre:

KULTURA: A jeni një kompani e vogël me punonjësit, të cilët janë nën 30 dhe pambarimisht të lidhur me telefonat e tyre “Smartphone”? A jeni një punëdhënës i një korporate të madhe me zyra të shumta dhe qindra apo mijëra të punësuar për të mbikëqyrur? Kultura e korporatës suaj do të përcaktojë specifikën e politikave të punës suaj, tonin, përmbajtjen, dhe politikat e saj të zbatimit.

KONSISTENCA: Sigurimi i udhëzimeve të qarta se si të përdorni markat tuaja dhe të drejtat e autorit në vazhdimësi në internet. Gjithashtu, kujdes kundër përdorimit të pronës intelektuale pa leje.

TRANSPARENCA: Jini transparent me punonjësit tuaj, gjithashtu kërkojuni që dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Punonjësit tuaj duhet të jenë transparent jo vetëm me ju por edhe me kompaninë tuaj. Duhet të tregohen të kujdesshëm në lidhje me informacionin e kompanisë që përcjellin, kur dhe pse?

KONFIDENCIALITETI: Kini kujdes për të mbrojtur informacionet tuaja të fshehta me një listë të qartë që nënvizon çfarë është informacion konfidencial dhe jo për kompaninë. Kjo përfshinë çdo postim rreth ideve të projektit ose takimet.

RESPEKTI: Kujdesuni që punonjësit të flasin me respekt për ju dhe punonjësit tuaj.

TRAJNIMI: Këto seminare duhet të mësojnë të punësuarit si të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë të qartë si të demonstrojnë atë që punëdhënësi nuk do të tolerojë.

MONITORIMI: Monitoroni punonjësit tuaj si të sillen me mediat, sa shpesh të frekuentojnë rrjetet sociale në punë etj.. Fillimisht, këshillohuni me një jurist se cilat mund të jenë masat disiplinore në rast se punonjësi abuzon me përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale.