Publikohet videoklipi i këngës së Beyonce për ‘Lion King’, gjithë vëmendja tek ajo dhe vajza e saj

4 muaj më parë

Publikohet videoklipi i këngës së Beyonce për ‘Lion King’, gjithë vëmendja tek ajo dhe vajza e saj

Vetëm 3 ditë pasi filmi “Lion King” pushtoi të gjitha kinematë, është publikuar në Youtube videoklipi i kolonës zanore të filmit, kolonë e kënduar nga Beyonce e cila bën edhe zërin e luaneshës Nala.

Në videoklip, diva e muzikës pop shfaqet së bashku me vogëlushen e saj Blue Ivy, të cilat në sfond kanë një shkretëtirë afrikane.

Veshjet e tyre janë kombinuar me ato të kërcimtarëve në klip, të cilët performojnë në grup duke dhënë imazhin e kafshëve të xhunglës që qëndrojnë pranë mbretit Luan, në këtë rast, Beyonce.

Vetëm disa orë pas publikimit, videoklipi ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjet duke u bërë kryefjala e ditës së sotme.

Kujtojmë se 3 ditë më parë Beyonce shkëlqeu në premierën e filmit “Lion King”, e veshur me një fustan të verdhë me një të çarë të madhe në njërën këmbë, duke u dukur si një luaneshë e vërtetë.