Publikohen pas 40 vitesh pamjet kur Arkani dhe banda e tij grabisin bankën në Suedi

7 ditë më parë

Publikohen pas 40 vitesh pamjet kur Arkani dhe banda e tij grabisin bankën në Suedi

Fotografi të marra nga pamjet e sigurisë së bankës e cila u grabit në vitin 1979 nga Zeljko Raznatovic i njohur si Arkani, kanë rrjedhur nga arkivat e policisë suedeze, 40 vjet pas ngjarjes.

Fotot janë publikuar nga portali Antena M dhe sipas Interpolit, banda e Arkanit kreu dy grabitje të njëpasnjëshme në Suedi (Stokholm dhe Gothenburg) në atë kohë dhe më pas u arratis për në Holandë. Ata u arrestuan atje në tetor të po atij viti.

Policia suedeze deklaroi se përveç Arkanit, në bandë përfshiheshin Karlo Fabijani dhe Slobodan Kole Kostovski.

Për Karlo Fabianin deklarojnë se ai në të vërtetë ishte Giovanni Di Stefano i cili në fillim të viteve 1990 u shfaq në shoqërinë e Arkanit në Beograd si një biznesmen me reputacion të dyshimtë, gjasmë pronar i studios “Metro Goldvin Mayer” dhe Radios popullore “Penguin”.

Ndërsa 66-vjeçari Kostovski, i lindur në Novi Pazar (Serbi), ka vazhduar karrierën e tij të trazuar kriminale.

Sipas mediave holandeze, vitin e kaluar ai u arratis nga burgu i Brazilit ndërsa merrte trajtim mjekësor.

Ai u dënua me 19 vjet atje për trafikim të kokainës, dhe Interpol lëshoi një urdhër arrestimi të “kuq” për të.

Arkani u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani. Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese./gazetatema.