PSG po tenton me çdo kusht që ta mbajë Mbappen larg Realit, i ofron pagë “stratosferike”

5 muaj më parë

PSG po tenton me çdo kusht që ta mbajë Mbappen larg Realit, i ofron pagë “stratosferike”

50 milionë euro në sezon, kjo është oferta e re e PSG-së për Mbappen që po kërkohet nga Real Madridi

Kylian Mbappe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022 me Paris Saint Germain dhe pavarësisht tentativave të klubit francez, sulmuesi deri tani ka refuzuar çdo ofertë për të zgjatur më tej bashkëpunimin.

Megjithatë sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, klubi kryeqytetas është gati t’i ofrojë një pagë marramendëse sulmuesit, prej 50 milionë eurosh në sezon, me kushtin që të zgjatet kontrata të paktën deri në verën e 2025-ës.

Aktualisht Mbappe përfiton 15 milionë euro në sezon dhe është i dyti më i paguar në Ligue 1, pas brazilianit Neymar, ndërsa nëse firmos kontratën e re, do të arrijë në nivelin e pagave të Ronaldos e Messit.

Shifrat janë vërtetë tunduese për sulmuesin kampion bote ne Francën, por vetë ky i fundit duket se joshet nga ideja për të luajtur në Spanjë me Realin e Madridit, ku e kërkon me ngulm patrioti i tij, Zinedine Zidane.