PSG me ofertë të çmendur për Koulibalyn

2 muaj më parë

PSG me ofertë të çmendur për Koulibalyn

10 milionë euro në sezon, kjo është oferta e PSG-së për Koulibalyn

Paris Saint-Germain e do me çdo kusht Kalidou Koulibalyn, dhe për këtë raportohet se i ka ofruar mbrojtësit të Napolit 10 milionë euro pagë në sezon.

Në të kaluarën është raportuar se Koulibaly, që ka lindur në Francë, ka blerë shtëpi në Paris.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është në kontakte të vazhdueshme me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani dhe se marrëveshja është afër për t’u arritur sipas Gazzetta dello Sport.

28-vjecari shihet si zëvendësuesi ideal i Thiago Silvas, që do të lërë PSG-së në verë.

Manchester United gjithashtu është duke u interesuar për Koulibalyn. /Gazeta Express/