PSG-ja pas Allanit

6 ditë më parë

PSG-ja pas Allanit

Mesfushori brazilian Allan pritet të jetë përforcimi i parë i ekipit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

E përditshmja franceze “L’Equipe” të hënën ka njoftuar se PSG-ja, ka arritur marrëveshje me Allanin dhe është në negociata me Napolin që për lirimin e tij po kërkon të paktën 70 milionë euro dëmshpërblim.

Te ekipi francez, Allan shihet si përforcim i duhur dhe për kartonin e tij, PSG-ja po ofron 50 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

28-vjeçari, më herët ka paralajmëruar largimin nga Napoli edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, Allan ka 13 paraqitje në të gjitha garat për Napolin.

Ai ka edhe tetë ndeshje me Brazilin kurse karrierë në Evropë ka luajtur edhe te Udinese e Granada.