PSG-ja ofron 50 milionë euro për Icardin

2 javë më parë

PSG-ja ofron 50 milionë euro për Icardin

Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë fillestare prej 50 milionë euro për Mauro Icardin e Interit.

Icardi ka qenë i huazuar te PSG-ja nga vera e kaluar, ndërsa marrëveshja përfshinë opsionin për blerjen e tij nga klubi francez për 70 milionë euro. Por, sipas Sky Sports, PSG-ja ka ofruar 50 milionë euro dhe 10 milionë të tjera nëse plotësohen kritere të caktuara.

27-vjeçari ka impresionuar në Francë, duke shënuar 20 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat, prej se është huazuar në shtator.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, ndërsa kishte firmosur për tri vjet pak para huazimit te PSG-ja.

Sky në Itali ka raportuar më herët këtë javë që Interi shpreson të transferojë Edinson Cavanin si lojtar të lirë. Cavanit në verë i përfundon kontrata me PSG-në, ndërsa është shënjestër edhe për Atletico Madridin dhe klube të Premier Leagues.

Sipas Sky Sports, Interi po bëhet gati për largim potencial të Lautaro Martinezit për te Barcelona.