Pse po vonohen vaksinat kundër gripit sezonal?

2 muaj më parë

Pse po vonohen vaksinat kundër gripit sezonal?

Ndonëse sezoni vjeshtor ka nisur që dy muaj, vaksinat kundër gripit sezonal ende nuk kanë arritur në Kosovë.

Ani se i pari i shëndetësisë Armend Zemaj pati thënë se vaksinimi do të nisë në muajin nëntor, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë deri në fillim të muajit dhjetor.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se 160 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal do të arrijnë gjatë kësaj fundjave, derisa shpërndarja e 125 mijë copave do të bëhet në fillim të javës tjetër.

Më pas, 34 mijë e 500 të tjera do të distribuohen nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të vendit.

Këto vonesa kanë bërë që të moshuarit prishtinas ta vizitojnë shpesh Qendrën e Vaksinimit në QKMF-në e kryeqytetit për t’u informuar se kur do të arrijnë këto vaksina.

Megjithatë, Qendra e Vaksinimit ofron shërbime të dhënies se vaksinës kundër gripit sezonal kur të moshuarit arrijnë t’i sigurojnë vetë ato.