Pse kontributi i Lev Trockij duhet vlerësuar nga shqiptarët

4 muaj më parë

Pse kontributi i Lev Trockij duhet vlerësuar nga shqiptarët

Nga Armand Plaka

Foto që po postoj është një foto nga shumë syresh marrë nga një burim rus. Është Lev Trockij, ose Leon Trocki në vitin 1920 në Rijazan, në një kurs për komisaret e kuq gjatë viteve të Luftës Civile dhe përmbylljes së fazave fundore te Revolucionit Bolshevik ne Rusi.

Edhe në rastin e tij shqiptarët gabuan duke mbajtur edhe sot e kësaj dite në mendje imazhin që përcillte për të PPSH dhe Enver Hoxha.

Sigurisht se ai ishte në bindjet e veta, përpos fatit të hidhur dhe fundit tragjik, ndoshta edhe më i ashpër se Stalini, sidomos në fazat e mbjelljes se Revolucionit, në krah të Leninit.

Por kjo nuk përben megjithatë kutin me të cilin duhet të matet, të paktën për shqiptaret, kontributi i tij.

Ne vitet 1912-1913, ai ishte prezent si korrespondent i shtypit ruso-ukrainas në territorin e masakrave serbe ndaj popullsisë shqiptare gjatë Luftërave Ballkanike dhe me vërtetësi përcolli për publikun detaje nga ato ngjarje tragjike për kombin shqiptar.

Vetëm nisur nga ky fakt, kontributi i tij duhet vlerësuar dhe njohur si duhet, duke zbritur në plan të dytë veprimtarinë e tij si militant e organizator (ne fakt shumë i spikatur, me cilësi shumë të veçanta, por edhe si një filozof e mendimtar i rralle) bolshevik e aq me tepër divergjencat që kishte me Stalinin, çka i morën si rezultat edhe jetën në ekzil vite pas dëbimit qe ky i fundit i pati bëre nga ish-BRSS.

AKTIV PRESS