Provokimi në Ditën e Pavarësisë

4 vite më parë

Provokimi në Ditën e Pavarësisë

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të shpallet i krijuar pikërisht në ditën kur Kosova e ka shpallur shtetësin e saj- pra me 17 shkurt.

Të paktën kështu shkruan Novosti i Beogradit duke u thirrur në burime brenda qeverisë së Serbisë.

“Çështja e formimit të Asociacionit të Komunave serbe do të jetë serish shkëndijë ndezëse në linjën Beograd – Prishtinë . Kjo për faktin se institucionet e Kosovës po refuzojnë edhe më tej ta formojnë AKS-në, edhe pse ky është detyrim sipas marrëveshje së Brukselit. Por, bashkëkombësit tanë në Kosovë planifikojnë që Asociacionin ta themelojnë më 17 shkurt nëse këtë nuk e bën Qeveria e Thaçit”, citon  Novosti,  burimin në qeverinë serbe.

Serbët, më herët kishin paralajmëruar formimin e AKS-së më 15 shkurt, në ditën e shtetësisë së Serbisë.

Autoritetet shtetërore në Kosovë përjashtojnë çdo mundësi që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, por krejt ndryshe mendon opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile.

Gjykata Kushtetuese, në anën tjetër e pati nxjerr marrëveshjen për asociaicionin si dokument që bie ndesh me Kushtetutën, shkruan AktivPress.

Çështja e Asociacionit është diskutuar të martën në mbrëmje në një takim që tre liderët e shtetit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli e kanë zhvilluar në Presidencë/. AktivPress