Protestë para ambasadës amerikane në Prishtinë për vdekjen e Floyd

1 muaj më parë

Protestë para ambasadës amerikane në Prishtinë për vdekjen e Floyd

Vdekja e George Floyd ka shkaktuar trazira në SHBA, ndërkohë që në shumë kryeqytete europiane është protestuar për të drejta të barabarta. Edhe në Prishtinë të shtunën do të organizohen një marsh para ambasadës amerikane.

Me moton “Kosovo stands ëith BLM”, organizatorët kanë bërë të ditur se të shtunën qytetarët do të mblidhën në ora 10:30 para ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

‘’Pas vdekjes së George Floyd të hënën, protesta dhe trazira kanë tronditur Minneapolis dhe qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga bregu në bregdet dhe nga deti deri në det të ndritshëm.’’, thuhet në organizim në Facebook.

‘’Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të shprehur zemërimin dhe dhimbjen e tyre në protesta dhe marshime. Vdekja e George Floyd dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij përfaqëson dhimbje dhe pafuqi në jetën e tyre të zhvlerësuar për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, për breza dhe shekuj. Vëllezërit dhe motrat tanë që po marshojnë po thonë me zë të lartë dhe të qartë, mjafton.’’, thuhet ndër të tjera. /Express/