Protestë në Vjenë në mbështetje të Haradinajt

3 vite më parë

Protestë në Vjenë në mbështetje të Haradinajt

Në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë është mbajtur një protestë nga mërgimtarët në mbështetje të Ramush Haradinaj i cili vazhdon të mbahet nga autoritetet franceze.

Ata me flamuj kombëtar dhe me mbishkrime kanë kërkuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga drejtësia franceze.

Protesta të ngjashme deri tash janë mbajtur edhe në qytete të tjera evropiane, për sa kohë që në Kosovë ka pasur pothuajse në të gjitha komunat.

Vendimi për Haradinajn pritet të merret me 2 prill./Indeksonline