Protestë gjithëpopullore në mbështetje të Haradinajt

3 vite më parë

Protestë gjithëpopullore në mbështetje të Haradinajt

Në Prishtinë, sot do të organizohet protestë gjithëpopullore në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar në Francë, për shkak të një urdhër- arresti të lëshuar nga Serbia.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë thirrje nga deputetë të AAK-së që në protestë të dalin të gjithë qytetarët.

Bile, deputeti Daut Haradinaj, i vëllai i Ramush Hardinajt, ka bërë thirrje edhe me anë të një videoje./AktivPress