Propozimet fillestare të Odës Ekonomike për Pakon e Rimëkëmbjes

3 muaj më parë

Propozimet fillestare të Odës Ekonomike për Pakon e Rimëkëmbjes

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dhënë propozimet fillestare për Pakon e Rimëkëmbjes.

Ai ka renditur disa pika për lehtësimin e bizneseve si pagesë të pjesshme të energjisë, subvencion të parave, kompensim të qirave, lehtësira në tatim e të tjera, njofton Klan Kosova.

Më poshtë propozimet e Rukiqit:

1) Likuiditeti
– 200 milionë euro të alokuara përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon potencial për 600 miliardë euro kredidhënie, e cila mund të jetë me norma të ulëta të interesit dhe greis periudhë deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive
– 100 milionë grante për investime në pajisje të reja, trajnim të stafit, çertifikim, punësime të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës)
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë
– Subvencionim të pagave, së paku deri me 31 Gusht 2020.
– Kompensim të qirave, së paku deri me 31 Gusht 2020.

2) Integrimi në zinxhirët globale të furnizimit

– Grante për përgaditje të firmave për eksport: 20,000 euro për kompani: ritrajnim të stafit, implementim të masave mbrojtëse për COV-19; implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim të kompanive dhe produkteve
– Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë
– Pagesë të kyqjeve në rrjetin e energjisë elektrike

3) Dixhitalizimi

– Grante për dixhitalizimin e kompanive – deri 10,000 euro për kompani

4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jofinanciare

– Pushime tatimore, deri 3 vjet për investime të reja, varësisht nga vlera e investimit;
– 0% TVSH për inputet e prodhimit që blehen nga prodhuesit vendor;
– Normë e diferencuar e TVSH-së (8%), për sektorin e Turizmit, HoReCas, Patundshmërisë dhe Transportit;
– 0% TVSH për mjetet e reja transportuese
– Stimulim i shoppingut brenda vendit (Tregtia me pakicë), duke mundësuar kthim më të lartë të TVSH-së, në periudha të caktuara kohore (vikende, sezona e verës, festat e fundvitit);
– Favorizim të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore
– Falje të tatimit në qira dhe tatimit në pronë për sektorin e HoReCas
– Program i amnistisë fiskale për të mundësuar formalizim të sektorëve, sidomos punësimit