Prokuroria Speciale bën dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave, njëri për krime lufte

4 ditë më parë

Prokuroria Speciale bën dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave, njëri për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialja njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK.