Pritje të gjata para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk respektohen masat

2 muaj më parë

Pritje të gjata para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk respektohen masat

Te Agjencia e Regjistrimit Civil po vazhdojnë radhët e gjata. Aty tash e disa javë, qytetarët po presin deri në dy orë për të marrë shërbime.

Në këto tollovi nuk po respektohen masat e IKSHPK.

Qytetarët të detyruar të presin deri në dy orë para Agjencisë se Regjistrimit Civil, nuk respektojnë masat

Distancën nuk po e mbajnë.

Disa nga këta qytetarë që po prisnin para Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk mbanin as maska.

Radhë të gjata para këtij objekti u panë që nga mëngjesi i së martës.

E pritjet janë edhe si shkak i mungesës së informacioneve të mjaftueshme se si kryhen procedurat dhe shërbimet brenda Agjencisë.

“Jam ardhë mengjesë,edhe pyeta thanë ka numra than jo ska nevoj për me marrë numra , i veta qytetarët jo zyrtarët,une shkova komunë rregullova dokument,kur erdha ktu thanë jo ska ma numra, tash sdi a moj me kry nesër , sot spaska shancë.” thotë Fahrije Gashi, qytetare.

Pritja me orë të tëra, duke rrezikuar edhë shëndetin tashmë u është bërë e zakonshme.

“Javën e kalume kom pritë dy orë, deri sa mka ardhë reni.” Thotë .Ruzhdi Fejzullahu

Megjithatë jo të gjithë ishin të pakënaqur me shërbimin

“Për transfer të veturës , shume mirë , shume korrekt, shume mënyrë profesionale kanë punu.”, thotë Lavdim Gashi

Kurse nga MPB thanë se janë rritur kërkesat pasi që edhe mërgimtarët tashmë janë në Kosovë.

Radhët e gjata kryesisht po bëhen për vula apostile, sepse kërkesat janë të shumta tani kur bashkëatdhetarët tanë janë në Kosovë, si dhe për shkak të situates së krijuar nga pandemia ( disa zyrtarë mungojnë në punë sepse kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid 19). Për të eliminuar grumbullimin e qytetarëve para ndërtesës së ARC. Nga nesër më 05.08.2020 terminët për shërbime te vulat apostile/verifikuese do të bëhen në sistemin online

Për menaxhimin e mbajtjes së radhës tek Agjencia e Regjistrimit Civil , përveç stafit të sigurimit, aty është parë edhe Policia e Kosovës.

 

Këta të fundit po thirren të ndërhyjnë sa herë që po krijohen radhë para këtij objekti e nuk po respektohen masat.