Pritet ndërtimi i 40 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

1 javë më parë

Pritet ndërtimi i 40 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

Frashëri i Mitrovicës, para lufte i banuar me shumicë serbe, së shpejti do të bëhet edhe me një vendbanim të ri (një lagje).

Kjo gjë pritet të ndodhë pasi Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” kanë arritur marrëveshje për realizimin e një projekti, i cili siguron strehim për familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe për familje, të cilat ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit.

Derisa në Frashër po ndërtohet një lagje krejtësisht e re për familjet me problem të banimit, serbët e këtij fshati, saktësisht 134 familje sa kanë jetuar para lufte në këtë fshat, i kanë braktisur shtëpitë që i ka ndërtuar dhe i ka mobiluar Qeveria e Kosovës, ngase mbi gjysma e tyre pasi i kanë plaçkitur ua kanë shitur shqiptarëve./Zëri