Prishtina kërkon ta ruaj boshtin e skuadrës

2 muaj më parë

Prishtina kërkon ta ruaj boshtin e skuadrës

Prishtina, me triumfin në Kupën e Kosovës, ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Klubi kryeqytetase i futbollit po përgatitet për ndeshjet në Ligën e Evropës dhe synim e ka të mbajë boshtin e skuadrës, duke vazhduar kontratat me disa lojtarë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku.

“Fokusi jonë është që të ruajmë boshtin e ekipit, sepse i kemi disa lojtarë që janë në përfundim të kontratës, po shpresoj që gjithçka zgjidhet me ta dhe normalisht jemi duke tentuar disa futbollistë që ti afrojmë në gjirin tonë. Për momentin nuk mund të zbulojë emra, pozicionet ku duhet të përforcohemi, mirëpo edhe e dimë që kemi probleme sa i përket ekipit. Nuk ka kushtimit po themi ekip pa probleme kështu që edhe ne do të tentojmë të forcohemi aty ku e shohim të arsyeshme”, deklaroi Dallku për KosovaPress.

Mesfushori Endrit Krasniqi dhe portieri Visar Bekaj pritet të qëndrojnë në skuadër sa i përket ndeshjeve në garat evropiane që pritet të luhen në gusht. Për Bekajn po interesohen klube të elitës së futbollit turk.

“Unë kam kontratë me Prishtinën deri vitin tjetër. Për momentin jam i fokusuar te Prishtina. Nëse vjen ndonjë ofertë nga jashtë, atëherë mirësevjen”, ka thënë Bekaj.

Më 9 gusht Prishtina do ta mësojë kundërshtarin në fazën parakualifikuese për Ligën e Evropës.