Prishtina humb ndeshjen dramatike ndaj Legia Varshavës, s’arrin raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

3 javë më parë

Prishtina humb ndeshjen dramatike ndaj Legia Varshavës, s’arrin raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

KB Prishtina nuk ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi pësoi humbje sërish ndaj Legia Varshavës, tani në udhëtim.

Koha e rregullt përfundoi me epërsi të Prishtinës, 67-69, megjithatë kjo nuk mjaftoi për klubin nga kryeqyteti i Kosovës, pasi Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime.

Vendasit ishin më të mirë në çerekun e parë që e fituan me rezultat 24-20, kurse Prishtina u kundërpërgjigj në dy çerekët e radhës duke i fituar 18-19 dhe 8-20. E në çerekun e katërt vendasit ishin më efikas duke e fituar me 17-10.

Se të dyja ekipet e donin kualifikimin tregon fakti se u deshën dy herë nga pesë minuta për ta mësuar fituesin.

Në vazhdimin e parë të dyja ekipet shënuan nga shtatë pikë, me rezultatin që ishte 74-76.

Kurse pas vazhdimit të dytë Legia Varshava e fitoi përballjen me rezultat 85-83, derisa rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 166 – 162. Me këtë fitore klubi polak u kualifikua në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Kurse Prishtina tani do të vazhdojë garat në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, garë që ka marrë pjesë në katër vitet e fundit.

Më i miri te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, dhe u ndihmua nga Mikaile Tmusiq që shënoi 17 pikë, kurse Dardan Berisha pati tre pikë më pak.

Kurse te Legia Varshava më i miri në parket ishte Dreë Brandon me 20 pikë.