Prishtina e shekullit XIX përmes fotografive (VIDEO)

3 vite më parë

Prishtina e shekullit XIX përmes fotografive (VIDEO)

Është hapur ekspozita “Prishtina me 77 Pamje”, ku studenti i sociologjisë, Labinot Konushevci, ka mbledhur 77 fotografi përmes të cilave paraqitet jeta në Prishtinën e shekullit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Ndonëse ka ekspozuar vetëm 77 fotografi të vjetra, Konushevci ka thënë se ka mbledhur gjithsej 600 sosh, të cilat paraqesin jetën e kryeqytetasve të Kosovës, shumë vite me parë.

Ekspozita  që është përkrahur nga Ministria e Kulturës, u organizua në hollin e katit të tretë të Fakultetit Filozofik dhe do të qëndrojë e hapur për dy javë.