Princ Vidi duke nderuar kujtimin e Kolonelit Thomson!

3 vite më parë

Princ Vidi duke nderuar kujtimin e Kolonelit Thomson!

Studiuesi e gazetari, Armand Plaka ka prezantuar një fotografi të rrallë në të cilën shihet Princ Vidi duke bërë nderime pranë monumentit të kolonelit Lodewijk Thomson.

Plaka e interpreton këtë moment si një nostalgji që kishte princi për kohën sa ishte në fronin shqiptar.

Shkrimin e plotë të cilin e Plaka e ka postuar në profilin e tij në Facebook mund ta lexoni në vazhdim:

“Ai nuk hoqi kurrë dorë nga froni shqiptar, edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët tashmë kishin konstituuar një monarki të re me një mbret me gjak të pastër shqiptar. E duket se edhe 17 vjet pas eksperiencës së dështuar në fronin shqiptar, ai vijonte ta kujtonte me nostalgji atë periudhë dhe të nderonte kujtimin e atyre që dhanë jetën për të. Kështu ndodhi edhe me Wilhelm von Wied, në vitin 1931, kur ndërsa ndodhej në Hagë (Holandë), nuk i shpëton dot vëmendjes së shtypit vendas, ndërsa pozon nën këmbët e monumentit të Kolonelit Lodewijk Thomson, i cili gjeti vdekjen në përpjekje me kryengritësit pranë Durrësit në 15 qershor 1914. Kështu na thotë të paktën diçitura e gazetës holandeze “Hagsche Courant”, e 13 qershorit 1931, e cila deshifrohet fare qartë, duke më bërë të besoj se është hera e parë ku na dokumentohet shfaqja e Vidit në këtë periudhë kohore. Në të njëjtën faqe, gjendet edhe një foto e dytë e Princ Vidit, ku ai paraqitet gjatë pjesëmarrjes në një pavion kushtuar familjes së tij nën shoqërinë e një fisniku të kohës.”/AktivPress