PriFest nuk do të mbahet në muajin prill

4 vite më parë

PriFest nuk do të mbahet në muajin prill

Festivali i industrisë së filmit në Kosovë, ka bërë të ditur  se festivali do të mbahet në muajin korrik.

Drejtoresha e PriFest Vjosa Berisha, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për lëvizjen e datave të mbajtjes së këtij edicioni.

“Pas përpjekjeve tona që të organizojmë festivalin në prill sikurse vitet e fundit, arritëm në përfundim se kjo gjë është e pamundur për shkak të shumë faktorëve, dhe më të rëndësishmit janë, mungesa e hapësirës adekuate si sallë kryesore për mbajtjen e aktiviteteve të festivalit, moti i paparashikueshëm në muajin prill që nuk lë mundësi për organizimin e projeksioneve të filmit në qiell të hapur.”

Më tejë, ajo ka njoftuar se tashmë kanë lidhur marrëveshje me Teatrin Kombëtar të Kosovës për rikthimin e këtij festivali në objektin ku edhe e kishte nisur rrugëtimin.

“Ne na ka gëzuar pa masë lajmi që kemi marrë sot nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar që festivali në korrik mund të kthehet në shtëpinë ku dhe ka filluar aktivitetin e vet. Sigurisht, ne e mirëkuptojmë faktin se Teatri Kombëtar nuk ka pasur mundësi të ndërpresë aktivitetet e veta dinamike gjatë muajit prill, por ishte i gatshëm që të na lejojë hapësirën e vet në korrik.”, tha Berisha./AktivPress