Prezantimi i pazakontë i mbrojtësit të Barça

11 muaj më parë

Prezantimi i pazakontë i mbrojtësit të Barça

Yerry Mina, mbrojtësi i ri i Barcelona, i habiti të gjithë kur zbathur shkeli barin e Camp Nou, teksa prezantohej si futbollisti më i ri i Barcelona.

Ai u përshëndet nga tifozët katalunas të shtunën, pasi nënshkroi me gjigantin europian për pesë vjet e gjysmë, duke u larguar nga Palmeiras.

Por para se të shkelte barin, ai u ndal, zbathi këpucët dhe çorapet, duke ngritur më pas duart kah qielli.

Besohet se kjo është pjesë e ritualit të mbrojtësit 23 vjecar, që shkel barin e fushës së re për të parën herë, gjithmonë zbathur.