Preveza, vendi ku ende flitet shqip në Greqi (Video)
4 vite më parëPreveza, vendi ku ende flitet shqip në Greqi (Video)
Të udhëtosh në Thesproti është si të udhëtosh në një botë magjike.
Shumica e njohin me emrin Çamëri por në fakt identiteti i lashtë është Thesprotia apo toka e thesprotëve ilir.
Termi Epir nuk ekzistonte. Ai lindi kohë më pas nga banorët grekë të ishujve të cilët kështu e quanin tokën përball tyre.
Këtu mbështillet gjithçka. Janë legjendat e moteve, të betejave, të mrekullive natyrore e të ullishteve që i japin gjelbërim të përhershëm.
Mes tyre ngrihen ende shtëpitë e boshta, të heshtura, të mëdha e me dritare të errëta. Dikur edhe pas tyre kishte zëra, kishte gjyshër, nëna, baballarë, fëmijë. Jetohej dhe pse jeta u kërkua të shuhet me një dhunë thuajse të pabesueshme.
Gjurmët megjithatë kanë mbetur.. Ato i sjellë dokumentari “Preveza në Greqi, ku ende flitet gjuha shqipe”, i prodhuar në kuadër të ciklit Gjurmë Shqiptare që shfaqet në Top Channel.
AktivPress ju fton ta shihni këtë dokumentar: