Pretendimet për pazare me vota, KQZ kontakton Prokurorinë e Shtetit

1 muaj më parë

Pretendimet për pazare me vota, KQZ kontakton Prokurorinë e Shtetit

Një videoregjistrim i ditëve të fundit në Qendrën e numërimit dhe Rezultateve zgjoi reagime rreth legjitimitetit të rezultateve të zgjedhjeve.

Aty dëgjoheshin tre persona që dyshohet se janë komisionerë zgjedhorë teksa bëjnë pazare votash për ministren në largim, Meliza Haradinaj – Stublla.

Një ngjarje e tillë sipas koalicionit “Demokracia në Veprim” është hera e parë që ndodhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas Eugen Cakollit, edhe zgjedhjeve të kaluara kishte “blerje” votash, por që ato për dallim nga tash, ishin bërë nga komisionerë direkt në qendrat e votimit.