“Presioni është mbi Dortmundin”

2 muaj më parë

“Presioni është mbi Dortmundin”

James Rordiguez beson që Borussia Dortmund, është në presion më të madh sesa Bayern Munich, në garën për titull në Bundesliga.

Dortmund ishin duke fituar ndaj Hoffenheim, me rezultat 3-0 të dielën, por skuadra e Hoffenheim arriti të nxjerrë një barazim dramatik 3-3 në fund.

Bayern shfrytëzoi këtë gabim duke rrëmbyer një fitore prej 3-1 ndaj Schalkes, në Allianz dhe ngushtoi diferencën mes vendit të parë në pesë pikë.

“Ata e dinë që nëse humbin pikë ne do të jemi aty, prandaj janë në presion. Ne duhet të mbajmë një nivel të lartë të lojës dhe të shfrytëzojmë çdo gabim të tyre”, tha James.

Ndeshja e ardhshme për Bayern është në udhëtim te Augsburg, ndërsa Dortmund udhëton te Nurnberg. AktivPress