Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi

4 javë më parë

Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi

Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që “gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ka ngritur reagime të shumta.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.

“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.

Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit./Express