Presidentja Osmani fton Gjukanoviqin që ta vizitojë Kosovën

1 muaj më parë

Presidentja Osmani fton Gjukanoviqin që ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani. Kreu i shtetit malazez ka thënë se biseda ka qenë tejet informuese në lidhje me përgatitjet që po bëhen për Samitin e Brdo-Brijunit.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova ndajnë aspiratën e përbashkët për fqinjësi të mirë dhe për stabilitet të rajonit që shkon në të mirë të qytetarëve.

Gjithashtu presidenti Gjukanoviq ka treguar se Osmani i ka bërë ftesë për ta vizituar Kosovën.

“Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo afër Kranj”, ka shkruar Gjukanoviq.