Presidenti Thaçi uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit

3 ditë më parë

Presidenti Thaçi uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin ashkali në Kosovë për Ditën Kombëtare të Flamurit të tyre.

“Vlera më e madhe e Kosovës është shoqëria multi-etnike që kemi ndërtuar së bashku, ku të gjitha komunitet jetojnë të barabarta, në bashkëpunim, për një jetë më të mirë për të gjithë”, u shpreh Thaçi.

Ai tutje ka thënë se e vlerëson punën dhe kontributin i tyre dhënë për vendin.

“Në këtë mozaik, vendin e vet e gëzon edhe komuniteti ashkali në Kosovë. E vlerësojmë punën e çdo pjesëtari të komunitetit, të udhëheqësve të tyre politikë, të përfaqësuesve të tyre nga shoqëria civile e nga media, për integrim sa më të mirë dhe për avancim të pozitës së komunitetit ashkali në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.