Presidenti Thaçi mëson si përgatitet çaji japonez

1 javë më parë

Presidenti Thaçi mëson si përgatitet çaji japonez

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Japoni, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëhequr edhe një ceremoni të përgatitjes së çajit japonez, e cila është unike në botë.

“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës” shkruan Thaçi në facebook.

Japonezët konsumojnë shumë çaj jeshil. Matcha (çaji jeshil pluhur) përzihet me ujë të nxehtë.

Kjo formë e çajit të gjelbër përdoret në ceremoninë e çajit, e cila është një aktivitet kulturor japonez që përfshin përgatitjen ceremoniale dhe prezantimin e matcha.

Më herët të martën,në ditën e para të vizitës në Japoni, Thaçi zhvilloi takime të shumta në Osaka dhe Kyoto.

Atje u konfirmua pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë ‘Osaka Expo 2025’.