Presidenti i Shqipërisë takohet me Eugentin, ja çfarë bëjnë së bashku

7 muaj më parë

Presidenti i Shqipërisë takohet me Eugentin, ja çfarë bëjnë së bashku

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa na bëri krenarë të gjithëve.

Ai e përfaqësoi në mënyrë dinjitoze Shqipërinë në “Eurovision 2018”, ku u rendit në vendin e 11-të, shkruan lajmi.net

Pas performancës së shkëlqyer, Bushpepa u përfol mjaft shumë dhe ishte pjesë e intervistave të shumta, në Shqipëri.

Ndërsa, ditën e sotme ai është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta teksa ky i fundit ndjehet krenarë për punën e tij.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rrokut dhe muzikës moderne shqiptare, @eugentbushpepa , për përfaqësimin dinjitoz të #Shqipërisë në #Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi #muzikën dhe #gjuhën e mrekullueshme #shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”,- ka shkruar Meta në faqen zyrtare në Instagram.