Presidenti i PSG-së konfirmon qëndrimin e Emeryt

4 vite më parë

Presidenti i PSG-së konfirmon qëndrimin e Emeryt

Peresidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka folur rreth trajnerit të skuadrës së tij, Unai Emeryt, ku e ka konfirmuar përsëri si trajner.

Kampioni aktual i Francës përjetoi një shok të vërtetë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Barcelona, edhe pse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat të thellë 4-0.

Barcelona në ndeshjen e kthimit arriti t’i shënoj gjashtë gola skuadrës franceze, duke shënuar rikthimin më të madh në Ligën e Kampionëve, duke gozhduar kështu futbollistët dhe trajnerin e skuadrës.

Për trajnerin Emery u flit shumë për një shkarkim të tij nga PSG, por presidenti i klubit, Al Khelaifi, e ka konfirmuar përsëri si trajner duke theksuar se skuadra e tij nuk po mendon për ndryshime.

“Ka pak ekipe që janë në gjendje të mundin Barcelonën 4-0. Kemi një trajner që ka fituar tre trofe evropianë radhazi dhe mendoj se në botën e futbollit kemi fituar respektin e të gjithëve”, ka thënë fillimisht Al Khelaifi.

“Do të ishte diçka e gabuar nëse do të mendonim të ndërprisnim projektin pas kësaj disfate të rëndë”.

“Edhe klubeve të tjera në Evropë ju është dashur shumë kohë pasi kanë ndryshuar pronarë për të arritur te fitoret”.

“Forca e një klubi të madh është ajo për të ruajtur gjakftohtësinë edhe në momentet më të vështirë dhe të mos mendojë për ndryshime të menjëhershme”. Përfundoi sheiku i PSG-së.