Presidenti i Panamasë përgëzon Kosovën për marrëveshjen e Uashingtonit

1 muaj më parë

Presidenti i Panamasë përgëzon Kosovën për marrëveshjen e Uashingtonit

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, i dorëzoi të hënën letrat kredenciale presidentit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.

Pas pjesës ceremoniale në një bisedë të shkurtër me Cortizo, Telaku shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, kreu i shtetit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen i uroi mirëseardhje diplomates kosovare në misionin e saj në këtë vend dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai, poashtu, e uroi diplomaten kosovare dhe Kosovën për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington në shtator të këtij viti.