Aktorja e njohur poston fotografi toples pas hakimit në Twitter, nuk bie pre e shantazhit

1 muaj më parë

Aktorja e njohur poston fotografi toples pas hakimit në Twitter, nuk bie pre e shantazhit

Aktorja Bella Thorne e ka postuar një sërë fotosh toples në mediat sociale për ta penguar një haker i cili thuhet se u përpoq ta shantazhonte atë me foto.

Ylli i “Blended” u bë shënjestër e një krimineli kibernetik të enjten (13 qershor), kur llogaria e saj në Twitter u komprometua dhe një seri postimesh të pahijshme dhe raciste u postuan në internet.

Mesazhet u fshinë shpejt pasi Bella e riktheu kontrollin mbi profilin, por të shtunën ajo vendosi të dalë në publik me atë që pretendoi se ishte një komplot i dyshuar për zhvatje pasi i dyshuari arriti të merrte foto gjysmë të zhveshura të 21-vjeçares.

Ajo i postoi mesazhet tekstuale të cilat thuhet se janë marrë nga keqbërësi dhe i shpjegoi problemet nëpër të cilat kishte kaluar gjatë sulmit kibernetik.

“Gjatë 24 orëve të fundit jam kërcënuar me fotot e mia toples”, shkroi ajo në një postim, të shoqëruar me screenshotë të teksteve kërcënuese.

“Ndjej neveri. Ndihem e shikuar, ndihem se dikush më ka marrë diçka që kam dashur ta shohë vetëm një person i veçantë”.

Bella pohoi se hakeri gjithashtu e dëshmoi se ishte në posedim të fotove lakuriqe të fytyrave të tjera të famshme, pasi u përpoq ta shantazhonte aktoren për fotot e saj, por ajo refuzoi të keqtrajtohej, shkruan KOHA Ditore.

“Sonte mund të fle më mirë kur e di se e mora fuqinë në duart e mia,” vazhdoi ajo. “Nuk mund ta kontrolloni jetën time dhe kurrë nuk do të mundeni.”

Akoma nuk dihet nëse Bella e ka raportuar incidentin tek autoritetet, por ajo nuk personi i parë i famshëm të cilit i janë vjedhur fotografi intime private nga pajisjet personale – Jennifer Lawrence, Kirsten Dunst dhe Kate Upton gjithashtu kanë qenë viktima të vjedhjes së fotove “të nxehta” gjatë viteve të fundit.

George Garofano, hakeri përgjegjës për ato vjedhje të të dhënave, u dënua me tetë muaj burg gushtin e kaluar (2018).