Posti i presidentit, Mustafa mbledh subjektet parlamentare në fillim të dhjetorit
2 muaj më parëPosti i presidentit, Mustafa mbledh subjektet parlamentare në fillim të dhjetorit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha sot se çështja e presidentit duhet të zgjidhet shpejt, dhe pa shkuar në zgjedhje të reja.
Lidhur me këtë ai pas takimit të sotëm që zhvilloi në Kuvendin e Kosovës me Grupin 6+, tha se do ta mbledh kryesinë e LDK-së me subjektet parlamentare të cilat janë të interesuara për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Ky takim sipas tij është paraparë në fillim të dhjetorit.
”Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.