Portugalia triumfon ndaj Hungarisë, Ronaldo me gol të bukur në fund

2 muaj më parë

Portugalia triumfon ndaj Hungarisë, Ronaldo me gol të bukur në fund

Portugalia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3:0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë të grupit F në Kampionatin Evropian.

Portugalia u mundua shumë për ta shënuar golin e parë, të cilin e arriti vetëm në fund të ndeshjes.

Ishte minuta e 84-të kur Guerreiro e zhbllokoi rezultatin pas asistit të Silvas. Vetëm tre minuta më vonë Ronaldo shënoi nga penalltia për 0:2.

Krejt në fund, Ronaldo shënoi edhe njëherë pas një aksioni të bukur në minutën e 90+2.

Me këtë fitore, Portugalia merr përkohësisht primatin në grupin F. /Gazeta Express/