Pompeo: NATO rrezikon që të dalë jashtë përdorimi

2 javë më parë

Pompeo: NATO rrezikon që të dalë jashtë përdorimi

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se NATO rrezikon që të dalë prej përdorimi “nëse nuk bën gjërat që duhet t’i bëjë në mënyrë të efektshme për sfidat e së sotmes”.

Ai duke folur gjatë vizitës në Berlin se Aleanca Veri-Atlantike mund të bëhet joefektive nëse vendet anëtare besojnë se mund t’i marrin benefitet e sigurisë pa kontribuuar në mënyrë adekuate, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

“NATO rrezikon që të dalë prej përdorimi, jo për shkak të partneritetit, as për shkak të angazhimeve politike të cilat s’dalin nga përdorimi. Nuk mendoj se përkushtimi në mes vendeve vjetërsohet”, ka thënë Pompeo.

“Rreziku vjen nëse nuk bën gjërat që duhet t’i bëjë në mënyrë të efektshme për sfidat e së sotmes. Nëse kombet besojnë se mund t’i shfrytëzojnë benificionet e sigurisë, pa i siguruar NATO-s burimet e nevojshme dhe nëse vendet nuk angazhohen, ka një rrezik që NATO të bëhet joefektive apo e dalë nga përdorimi”.