Policia shpall tender për dezinfektimin e objekteve

3 javë më parë

Policia shpall tender për dezinfektimin e objekteve

Policia e Kosovës do të shpenzojë mbi 200 mijë euro për pastrimin e objekteve të këtij institucioni, pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Policia ka bërë me dije se për këto shërbime do të shpenzojë 231 mijë e 130 euro.

Pastrimin e këtyre objekteve do ta bëjë kompania “Laguna SH.P.K”, e cila është shpallur fituese e këtij tenderi.

Kontata është dhënë më 19 mars, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP./Express