Policia ndërmerr aksion në Pejë kundër “Trafikimit me Armë”

4 javë më parë

Policia ndërmerr aksion në Pejë kundër “Trafikimit me Armë”

Në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, Policia e Kosovës ka nisur një operacion policor.

Ky aksion lidhet me luftimin e veprës penale “Trafikim me armë”.

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë”, ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.