Policia ndalon Teslën pa shofer, vajza 15-vjeçare ishte ulur në ulësen e pasme

3 javë më parë

Policia ndalon Teslën pa shofer, vajza 15-vjeçare ishte ulur në ulësen e pasme

Tesla e bardhë përplas një makinë policie, vajzat fajësuan autopilotin.

Policia ndaloi një Tesla të bardhë në Beach Daytona, Florida. Makina lëvizte në anën e gabuar të rrugës.

Pasi makina ndaloi, ajo ngadalë u kthye mbrapa derisa goditi lehtë makinën e patrullës dhe ndaloi. Policia doli për t’u përballur me shoferin – por askush nuk ishte pas timonit, raporton Daytona Beach News Journal, transmeton Telegrafi.

Kishte një vajzë 14 dhe 15 vjeç në makinë. Njëra ulur në sediljen e pasme, tjetri në vendin e pasagjerit. Të dy pretenduan se autopiloti Tesla po drejtonte makinën.

Policia zbuloi relativisht shpejt se nuk ishte kështu. Vajza në sediljen e pasme voziste pa licencë dhe shkaktoi përplasjen me makinën e policisë. Pastaj ajo ndezi autopilotin dhe u ngjit shpejt në sediljen e pasme.

Nëna në Charleston nuk dinte asgjë për këtë. Kur policia e kontaktoi atë, ajo tha se mendonte se vajza e saj ishte në shtëpinë e gjyshes.