Policia mban koncert për qytetarët e karantinuar

2 muaj më parë

Policia mban koncert për qytetarët e karantinuar

Në video shihen oficerët që vinin me disa automjete në rrugë. Një oficer policie del me një kitarë dhe pyet qytetarët nëse janë të gatshëm të këndojnë me ta.

Videoja, në të cilën oficerët e policisë spanjolle luajnë dhe këndojnë në rrugët e Majorkës, Spanjë, është bërë një hit i vërtetë në mediat sociale

Me këtë gjest, policia u përpoq t’i inkurajojë bashkëqytetarët e tyre në këtë situatë të vështirë.

Pas kësaj, të gjithë qytetarët u përfshinë dhe filloi një shfaqje spontane nga oficerët e policisë dhe qytetarët.

Me këtë gjest, ata treguan se argëtimi është i mundur edhe në këto periudha të vështira, dhe më e rëndësishmja, ata treguan se ata kujdesen për qytetarët e tyre dhe se janë me ta. /Telegrafi