Policia jep detaje për grabitjen e bankomatit në Komoran

1 muaj më parë

Policia jep detaje për grabitjen e bankomatit në Komoran

Një grabitje ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Komoran të Drenasit.

Persona të panjohur duke përdorë mjet shpërthyes kanë dëmtuar një bankomat dhe nga aty më pas kanë grabitur një sasi të parave.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes, që ka ndodhur në Komoran të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka deklaruar ajo.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave.

Ahmeti ka thënë se aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.