Policia e zë një të ikur nga burgu, e kthen sërish prapa grilave

1 javë më parë

Policia e zë një të ikur nga burgu, e kthen sërish prapa grilave

Me datë 31 gusht të këtij viti, një burrë ishte arratisur nga burgu.

Policia në raportin 24 orësh nuk jep më shumë detaje se nga cili burg ishte arratisur.

Rasti ishte cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria”.

Por gjatë ditës së djeshme ai është arrestuar në fshati Smrekonicë, Vushtrri dhe është kthyer prapë prapa grilave.

“Me datë 11.09.2019 është arrestuar i arratisuri nga burgu mashkull K/Rom dhe i njëjti është dërguar prapë në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin policor.