Policia e cilëson “vrasje të rëndë” vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë

2 muaj më parë

Policia e cilëson “vrasje të rëndë” vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vrasje të rëndë” vdekjen e një shtetasi të huaj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, e cila u kaplua nga zjarri.

Në raportin 24 orësh, policia njofton se ekipi i zjarrfikësve gjatë shuarjes së zjarrit kanë hasur në një person pa shenja jete.

“Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Klan Kosova ka mësuar se dyshohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.